Tensionet në Mal të Zi/ Bytyçi: Kisha ka imponuar politikat nacionaliste në Serbi

Në një intervistë për Ora News, analisti Enver Bytyçi ka komentuar situatën e tensionuar në Mal të Zi, pasi qytetarët janë kundër emërimit të kreut të Kishës Ortodokse se në Mal të Zi, Joanikije.

Analisti shprehet se marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Serbisë, prej vitesh nuk kanë qenë të mira, ndërkohë thekson se kjo e fundit shtoi dhe më tej tensionet.

“Marrëdhëniet e Malit të Zi dhe të  Serbisë, kur Mali i Zi shpalli pavarësinë në Mal të Zi, 2006 ishin dy ditët e para marrëdhënie të tensionuara. Në kushtet e vitit 2006  Serbia nuk kishte asnjë mundësi dhe asnjë rrethanë në favor të asaj që quhet tensionim dhe marrëdhënie konfliktuale me Malin e Zi. Kështu që u përdor periudhë e caktuar si një periudhë njohje reciproke e kështu me radhë deri në vitin 2015.”

Ai ka treguar një nga ngjarjet horror që ka ndodhur në vitin 2015 ku struktura të ndryshme të Serbisë në bashkëpunim më ato të Rusisë, tentuan të vrasin Presidentin e Malit të Zi.

"Në vitin 2015 ne kemi një ngjarje  horror sepse atë vit kur po zhvilloheshin zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi, struktura të ndryshme të Serbisë në bashkëpunim dhe me struktura të shërbimit sekret të Rusisë, ndërmorën një aksion ose një ndërmarrje të grushtit të shtetit në Podgoricë, duke tentuar që të vrisnin Presidentin e  Malit të Zi dhe të ndërronin pushtetin me dhunë dhe terror.

Është një histori që do përkujtohet nëpërmjet ndonjë filmi. Është një sinjalistikë se çfarë përfaqëson Serbia në tërësi dhe për Malin e Zi në veçanti. “

Më tej thotë se Kisha imponuar politikat nacionaliste në Serb, teksa shton se  ka objektivi i Kishës është nxitja e sentimenteve nacionaliste për të rikthyer prezencën e Serbisë në territoret e Kosovës, Bosnje-Hercegovinës dhe në eleminimin e shtetësisë së Malit të Zi."

“Përpara zgjedhjeve të vitit të kaluar në Serbi, kur erdhën në pushtet forcat pro serbe dhe pro ruse, qeveria e mëparshme e Malit të Zi, kërkoi dhe vendosi që nëpërmjet një ligji në parlament të mos njohë pronat e kishës ortodokse, por këto prona t’i kalonin Malit të Zi, duke kërkuar shkëputjen e Kishës ortodokse në Mal të Zi, nga Patriakana e Kishës në Beograd. 30% së Malit të Zi shprehen si qytetarë me etni serbe. Kisha ka imponuar politikat nacionaliste në Serbi. Objektivi i Kishës është nxitja e  sentimenteve nacionaliste për të rikthyer prezencën e Serbisë në territoret e Kosovës, Bosnje-Hercegovinës dhe në eleminimin e shtetësisë së Malit të Zi. Serbia nuk e pranon që Serbia të jetë shtet i pavarur.”

Intervistoi Sebastian Zonja, përgatiti për online Anila Kolgjini. 

EMISIONET