Tender në këmbim të favoreve se*suale/ Nën akuzë për “Korrupsion pasiv”, ja sa vite burg rrezikon Safet Gjici

Tender në këmbim të favoreve se*suale/ Nën akuzë

Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici është arrestuar pak më parë me kërkesë të SPAK dhe urdhër të Gjykatës së Posaçme nën akuzën për “Korrupsion pasiv”.

Bëhet fjalë për hetimin e nisur nga SPAK mbi videoskandalin e publikuar më 16 qershor, ku Gjici kryente marrëdhënie seksuale me një grua në ambientet e zyrës së tij në bashki.

Pas marrëdhënieve seksuale ata biseduan në lidhje me një tender që gruaja do të merrte nga kjo bashki, për sterilizimin e qenve.

Bëhet me dije se nën akuzën për “Korrupsion Pasiv”, Gjici rrezikon deri në 7 vite burg, por se kjo varet nga ajo se si do të shkojë çështja ndaj tij.

SPAK ka siguruar tashmë prova që lidhin Gjicin me akuzën për “Korrupsion pasiv”.

EMISIONET