Temperatura deri në -17 gradë dhe dëborë, ARRSH apel drejtuesve: Kujdes në këto akse

Temperatura deri në -17 gradë dhe dëborë, ARRSH apel

Disa qytetë të Shqipërisë janë "zgjuar" nga bora mëngjesin e sotëm.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH paraqet një gjendje të akseve rrugore ku ka rënë dëborë dhe u bën apel drejtuesve të mjeteve që të kenë kujdes.

"Reshje dëbore ka pasur në: Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë, Fushë Stude-Klenjë, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, por pa sjellë probleme me qarkullimin," njofton ARRSH.

Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugëve dhe shpërndarjen e kripës.

Gjatë orëve në vijim priten temperatura të ulëta deri në -17°C në zonat malore.

ARRSH i bën apel drejtuesve që të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore si dhe të ndjekin udhëzimet e policisë Rrugore.

EMISIONET