Tejkalohen afatet për KLGJ dhe KLP, Avokati i Popullit: Faza e përzgjedhjes, e vështirë. Brenda vitit përmbyllet
3 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe 3 anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë janë duke vijuar detyrën e tyre në tejkalim të afateve pasi institucionet kanë dështuar të përzgjedhin në kohë kandidatët e rinj.
Avokati I popullit tha se procedura ka qenë e gjatë dhe e vështirë ndaj tanimë kuvendi duhet të votojë 6 anëtarët e rinj në sesionin e ardhshëm parlamentar.
6 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor janë duke vijuar detyrën jashtë mandatit për shkak se Avokati i Popullit ka dështuar deri më tani të përzgjedh kandidatët e rinj!
Sipas faqes së këshillit të lartë të prokurorisë kryetarit të këtij institucioni Alfred Balla qëvjen I zgjedhur nga shoqëria civile i ka mbauar mandati me datën 19 dhjetor, por tanimë ai duhet të ushtrohjë detyrën deri në zgjedhjen e anëtarëve të rinj.
Zgjedhja e anëtarëve të rinj nga kuvendi pritet të bëhet në sesionin e ardhshëm parlamentar, ndërsa me datën 28 dhjetor pritet të përzgjidhen kandidatët e avokatit të popullit.
Në një komunikim me avokatin e Popullit ky institucion tha se ka kualifikuar në fazën e parë 4 kandidatë për 2 vende vakante nga radhët e shoqërisë civile dhe 13 kandidatë për 4 vende vakante nga radhët e avokatisë.
Por vonesa e përmbylljes së fazës tjetër lidhet me procesin e hetimit dhe verifikimit që ky institucion bën për integritetin e figurës së kandidatëve që kanë aplikuar.
Avokati i popullit u shpreh se ka qenë një punë voluminoze dhe e imtësishme ndaj ajo nuk është përmbyllur në kohën e përcaktuar me ligj.
Ligji saktëson se Parlamenti i SHQIPËRISË zgjedh nga listat e avokatit të popullit 2 anëtarë midis kandidatëve nga avokatia dhe 1 anëtar nga shoqëria civile për secilin këshill atë të prokurororisë dhe të gjyqësor.
Për përzgjedhjen e kandidatëve duhen shumica e cilësuar e votave të kuvendit, dhe nëse një kandidat nuk arrin të marrë 84 vota atëherë kalojnë kandidatët që janë të renditur më lart sipas pikëzimit që kanë bërë organet e përzgjedhjes.
Të dy këshillat përbëhen nga 11 anëtarë, gjashtë prej të cilëve vijnë nga radhët e magjistratëve, dy nga avokatia, dy nga akademia dhe një nga radhët e shoqërisë civile.

