“Të zbatohet vendimi i Gjykatës”, personat me aftësi ndryshe në Pogradec protestë para Bashkisë

Personat me aftësi të kufizuar protestuan sërish në Pogradec.

Ata kërkojnë nga Bashkia ekzekutimin e vendimit të formës së prerë të Gjykatës, ku 200 persona duhet të marrin nga pagesat e prapambetura të viteve 2005 deri në 2010.

"Bashkia na ka mbajtur një fond nga 2005 në 2010 pa likujduar fëmijët tanë që i kemi të sëmurë. Me vendimin e Gjykatës që është bërë nga Sinan Tafaj është e formës së prerë që ne duhet të likujdohemi."

"Këto lekë ne i fituam me gjyq. As ilaçet nuk i marrim dot, është kategoria që nuk i kanë dhënë asnjë ndihmë."

Vendimi është marrë nga Gjykata në dhjetor 2020 ndërsa janë rreth 20 milionë lekë të reja që duhet të shpërndahen, por përfaqësues të këtij komuniteti thonë se Bashkia dhe qeveria ia hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës.

"Kemi shkuar në ministrinë e Shëndetësisë, kemi kërkuar të çelet fondi. Kemi ardhur në bashki kemi kërkuar të çelet fondi."

"Kemi shkuar në Tiranë dhe na është thënë do flasim me bashkinë t'ju japin lekët. Asgjë nuk është bërë."

“Të zbatohet vendimi i Gjykatës”, personat me aftësi

Bashkia e Pogradecit, pranon se vendimi duhet zbatuar sqaron se është në pritje të fondit nga qeveria.

"Shpresojmë që me qeverinë e re, me legjitimimin e saj ne të kemi mundësi të bëjmë pagesat dhe mos jenë pagesa me këste."

Personat me aftësi të kufizuar në të gjithë vendin kanë hapur procese gjyqësore kundër shtetit për shkak të disa pagesave të prapambetura në vitet 2005-2010.

EMISIONET