Të rrethuar nga RENEA për 13 orë/ Julian Cumraku dhe Erzen Uka dalin para gjykatës, do të njihen me masën e sigurisë

Kanë mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër, Julian Cumraku dhe Erzen Uka, të arrestuar mbrëmjen e së hënës në Fushë Arrëz.
Ata do të njihen me masën e sigurisë.
Uka dhe Çumraku u vetëdorëzuan pas më shumë se 13 orësh të rrethuar në një banesë në lagjen Orosh të fshatit Kryezi, Fushë-Arrëz. Çumraku ishte kthyer të jetonte prej më shumë se një viti në fshatin e të parëve, ndërsa kohët e fundit aty ishte bashkuar edhe Uka. Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti armë, municion, granata dhe një flamur të organizatës “ISIS”.
Erzen Uka ka qenë i dënuar më herët për nxitje të urrejtjes dhe konfliktit, ndërsa Julian Çumraku ka precedentë për vjedhje dhe kanosje.

