Të përfshirë drejtues policie dhe biznesmenë, mbyllen hetimet për dosjen Metamorfoza

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për personat e arrestuar në lidhje me dosjen Metamorfoza ku të përfshirë rezultuan, drejtues të lartë policie, biznesmenë apo edhe njerëz të botës së krimit.
Për sa i përket Ervis Martinajt, SPAK ka veçuar hetimet.
Mësohet se akuzat iu janë komunikuar Behar Bajrit, Pëllumb Gjokës si dhe ish-shefit të operacioneve Oltion Bistri.
Këtij të fundit iu rrëzua akuza e shpërdorimit të detyrës, por pas hetimeve eshët gjetur përgjegjës për korrupsion pastrim parash e nxjerrje të sekretit hetimor.
Njëherazi ish-zyrtarit tjetër të policisë Ardit Hasanbegaj që në mbyllje të hetimeve dyshohet se ndihmoi Bajrat gjatë planeve të tyre për të vrarë Ibrahim Licin dhe Dorjan Dulin.
I akuzuar përfundoi edhe ish-prokurori i Xhevahir Lita. Për personat që mbas operacionit Metamorfoza vijojnë ende në kërkim.

