Të ndalet dhuna me baze gjinore, flet për “Ora News” 22-vjeçarja e dhunuar nga bashkëshorti

Pandemia ka rritur ndjeshëm rastet e dhunës ndaj grave dhe krimet në familje ndërkohë që shumë prej viktimave të këtyre krimeve nuk denoncojnë. në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Manastirliu , ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri Yuri Kim dhe përfaqësues nga ambasada suedeze, organizuan një aktivitet sensibilizues për arritjen e mbrojtjes dhe sigurisë për rritjen e fuqizimit të grave në shoqëri.

Amfiteatri u kthye të hënën në arenën e mesazheve kundër dhunës me bazë gjinore.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri Yuri Kim dhe përfaqësues nga ambasada suedeze, organizatat për të drejtat e njeriut si dhe gratë e dhunuara, edhe pse në kushte klimatike jo të favorshme vendosën mesazhe solidarizuese për fuqizimin e rolit të grave dhe vajzave në shoqëri.

Jeta e një gruaje të dhunuar nuk është aspak e lehtë. Martesat në moshë të re, një fëmijë në mes dhe dyzimet rreth mos-shkatërrimit të familjes mbyllin shpesh gojën e shumë femrave që bien pre e këtij fenomeni. Ora News sjell rrëfimin e njërës prej tyre që është martuar vetëm 17 vjeçe.

"Nuk e kam treguar asnjëherë të prindërit sepse nuk doja që të përçaja familjen për hatër të familjes, pro kur vjen puna që je shumë e dhunuar...Si femër që jam nuk kalohet gjithë jeta me dhunë. Nuk kisha çfarë t'i bëja atij sepse nuk doja të mërzisja prindërit e mi dhe e mbaja të gjithën për vete."

Rintegrimi në shoqëri ka qenë i vështirë por jo i pamundur.

"E lashë shkollën përgjysmë se  ish-bashkëshorti nuk donte. Duhet të jesh shumë e fortë dhe nuk duhet ta mbaj mendjen mbrapa. Për momentin kam mbaruar për estetikë dhe po vijoj studimet e larta, por ngaqë jam në proces gjyqësor më kanë mbetur përgjysmë.

Mbrojtje dhe siguri për gratë dhe vajzat ishin këto mesazhet sensibilizuese në këtë aktivitet.

Avokatët që trajtojnë këto çështje në Gjykata flasin për shtim të rasteve të dhunës, ku ndikim ka pasur dhe pandemia.

"Vitet e fundit, por sidomos gjatë 2 viteve të pandemisë rastet e dhunës në familje janë shtuar. Nuk mjafton vetëm një urdhër mbrojtje apo zgjidhja e martesës, duhet shumë që këto gra ët punojnë, të strehohen diku," tha avokatja.

Aktiviteti u organizua në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë ligjore.

Të ndalet dhuna me baze gjinore, flet për “Ora News”

Të ndalet dhuna me baze gjinore, flet për “Ora News”

Të ndalet dhuna me baze gjinore, flet për “Ora News”

EMISIONET