“Të miturit u lanë pa siguri, betoni mori përparësi”/ Këlliçi: Parku për fëmijët u kërkua prej vitesh, por u injorua

I ftuar në emisionin “Drejt” në Ora News ishte deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i cili komentoi ngjarjen tragjike në Durrës ku dy të mitur humbën jetën pas një aksidenti rrugor.

Ai e lidhi ngjarjen me mungesën e hapësirave të sigurta për fëmijët dhe me mënyrën si janë menaxhuar investimet urbane ndër vite.

Sipas tij, në zonën ku ndodhi tragjedia prej kohësh ishte kërkuar ndërtimi i një parku, por kërkesa nuk është marrë parasysh.

“Në atë lagje ishte kërkuar prej vitesh një park për fëmijët, por nuk është trajtuar si prioritet. Hapësirat publike kanë mbetur në plan të dytë.”-tha Këlliçi.

Ai shton se në shumë raste vendimmarrja lokale ka favorizuar ndërtime të tjera, duke lënë pas dore sigurinë dhe nevojat e komunitetit.

“Shpesh janë vendosur interesa të tjera përpara interesit të komunitetit. Kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e jetës dhe sigurinë e fëmijëve.”- u shpreh ai.

Ngjarja ka hapur debat të gjerë mbi përgjegjësitë institucionale dhe nevojën për më shumë hapësira publike të sigurta, veçanërisht për fëmijët në zonat urbane.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "DREJT" NË ORA NEWS:

EMISIONET