“Të hetohet dhuna ndaj gazetarit!” Rasti i Gjençaj alarmon shoqatat ndërkombëtare dhe vendase

Pas dështimit për prangosjen e një personi të dyshuar për vepra kriminale dhe arratisjes së tij nga vendngjarja, duke çarë rrethimin e policisë me makinë, policët sulmuan gazetarin e “News 24” që po filmonte ngjarjen. Pavarësisht se ai u identifikua si gazetar, Gjençaj u detyrua të shtrihet barkas me duart pas koke dhe më pas u mbajt i rrethuar nga policët për rreth një orë. Kjo ngjarje nxiti reagime të forta të shoqatave ndërkombëtare dhe vendase të medias si dhe të klasës politike në vend, të cilët dënuan me forcë aktin e përsëritur të policisë ndaj përfaqësuesve të medias.

Forcat Speciale ndaluan në mënyrë të dhunshme, gazetarin e News24 Ergys Gjençaj, pasi një operacioni që shkoi keq për ndalimin e një personi të kërkuar.

Pikërisht dhuna e përsëritur e policisë ndaj gazetarëve ka shkaktuar ka shkaktuar reagime të forta si nga klasa politike, por edhe nga organizatat vendase dhe ndërkombëtare të medias.

Organizata “Reporterët Pa Kufij” teksa dënoi sjelljen e policisë ndaj gazetarit kërkoi hetiminpër ngjarjen.

Në reagimin e saj, ajo  quan sjelljen e policisë “pa respekt për lirinë e medias”.

Shoqata e Gazetarëve Europianë ka reaguar, gjithashtu, për incidentin duke theksuar se ai është tregues i një qasjeje agresive të policisë ndaj gazetarëve dhe vështirësive me të cilat përballen ata gjatë punës.

Hetim për ngjarjen ka kërkuar edhe Unioni i Gazetarëve në Shqipëri.

Të forta kanë qenë dhe reagimet e politikës. Presidenti i Republikës, Ilir Meta shprehu shqetësimin e tij për këtë akt të përsëritur të efektivëve të policisë ndaj përfaqësuesve të medias.

Përmes rrjeteve sociale, Meta theksoi se ky rast i përsëritur i cënimit fizik të reporterëve meriton ndëshkim ligjor dhe është një tjetër incident i rëndë, që dëshmon se përdorimi i pajustifikuar i dhunës, veçanërisht ndaj përfaqësuesve të medias, është kthyer në një mentalitet shqetësues në radhët e Policisë, që duhet trajtuar me zero tolerancë, në përputhje me ligjin.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, pas incidentit ku gazetari Ergys Gjençaj u shtri në tokë nga policia, do të deklaronte se ky ishte një akt i turpshëm që duhet dënuar me forcë.

Pas këtij qëndrimi do të reagonte zyrtarisht Partia Demokratike.

Nga foltorja e selisë blu, Albana Vokshi deklaroi se pamjet që u shpërndanë në media janë tronditëse dhe tregues për gjendjen e mjeruar të lirisë së medias në Shqipëri, por edhe të luftës kundër krimit të organizuar, që mban në këmbë qeverinë e Edi Ramës.

EMISIONET