Të hënën nis viti i ri akademik, në auditorë vetëm studentët e vaksinuar ose që paraqesin një PCR

Këtë të hënë nis viti i ri akademik, ndërkohë që mësimi në auditorë do të jetë vetëm për ata që janë të vaksinuar ose të paraqesin një test PCR.
Pas gati 2 vitesh larg auditorëve shkollore, tashmë mësimi në universitet do të kthehet në auditor në godinat e fakulteteve.
Ndërkohë, rektori i universitetit më të madh në vend, profesor Artan Hoxha, përpos urimit për fillimin sa më mbarë të vitit të ri akademik, thirrje u bën studentëve, por edhe pedagogëve, që të vaksinohen. Qendrat e vaksinimit janë hapur në çdo fakultet.
Hoxha: Ne po kthehemi në auditor, një vendim i vështirë po i duhur ju do vazhdoni me përgjegjshmëri vaksinimin. Dua të uroj fillimin e vitit të ri akademik. Uroj ata vajza dhe djem që i bashkohen UT, ju siguroj qe keni bere zgjedhjen e duhur, sot ky institucioni më i madh dhe me i rëndësishëm. Të dashur koleg, mbarëvajtja e viti respektoni masat, përpara jetës asgjë nuk ka me rendësi do të tregojmë korrektese, u bëj thirrje t’i drejtoheni qendrave të vaksinimit në çdo fakultet, bashkë do ja dalim.
Hoxha theksoi se do të lejohen në auditorë të gjithë ata studentë që paraqesin certifikatën e vaksinimit, që janë me test PCR negative, ose që paraqesin një vërtetim nga mjeku për pamundësinë e kryerjes së vaksinës.
Ai shtoi se do të lejohen në bankat e auditorëve edhe ata studentë të cilët kane marre vetëm dozën e parë të vaksinës.

