Të hënën nis Kuvendi, gazetarët e kameramanët me certifikatë vaksinimi ose test antiCovid

Të hënën nis Kuvendi, gazetarët e kameramanët me

Të hënën e 17 janarit ora 16:00 do të hapet seance e parë plenare e sesionit të ri të Kuvendit të Shqipërisë.

Një datë që do të mbahet mend gjatë pasi seancën do ta përshëndesë edhe Presidenti i Republikës së Turqisë, SH.T.Z.Recep Tayyip Erdoğan.

Zyra e shtypit e Kuvendit njofton se kameramanët dhe gazetarët të cilët ndjekin  seancën, duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testin negativ, përpara zhvillimit të swances, kjo në respekt të akteve normative të mbrojtjes nga pandemia Covid-19.

Certifikata ose testi  do t’i dorëzohen punonjësit të Zyrës së Shtypit në hyrjen e sallës së seancave.

Një vendim i tillë është marrë mbështetur në vendimin e Konferencës së Kryetarëve të datës 12 tetor 2021, sipas të cilit gazetarët dhe operatorët mund të ndjekin e transmetojnë punimet e seancës plenare nga galeria e sipërme e sallës së seancave. 

Operatorët mund të marrin  plane me kamerat e tyre në fillimin e  seancës plenare, për një periudhë kohore deri në 5 minuta nga hapja e seancës.

Pas marrjes së planeve, operatorët do të shoqërohen nga punonjësit e Zyrës së Shtypit në ambientet e jashtme, ndërsa gazetarët mund të qëndrojnë në galeri gjatë gjithë kohëzgjatjes së seancës plenare.

EMISIONET