Të dënuarit e Drenovës, nga 470 vetëm 265 me të drejtë vote por do ta ushtrojnë 73. Shkak kartat ID dhe mosdëshira

Të dënuarit e Drenovës, nga 470 vetëm 265 me të

Nga 470 të dënuar në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë, vetëm 265 kanë të drejtën e  votës në zgjedhjet e ditës së nesërme.

Pjesës tjetër nuk do t' lejohet të votojnë për shkak të veprave të rënda penale për të cilat janë dënuar.

Por burime për Ora News bënë me dije se nga 265 të dënuar, të dielën do të votojnë  vetëm 73 të burgosur pasi një pjesë nuk kanë kartat e identitetit ashtu siç ka të burgosur të cilët nuk kanë treguar interes për të votuar

Salla ku do votohet është bërë gati për procesin e votimit.

EMISIONET