"Të çon avion", si i reklamonte "Sheiku i Durrësit" tollumbacet me azot: Blini bombolën për 90 mijë lekë të vjetra

"Të çon avion", si i reklamonte "Sheiku i

21-vjeçari Arjan Toçi i arrestuar ditën e sotme gjatë megaoperacionit Tempulli. I riu i njohur në rrjetet sociale si 'Sheiku i Durrësit', është vënë në pranga pasi reklamonte blerjen e tollumbaceve me lëndë të rrezikshme, që janë përhapur kohët në vend.    

Toçi, publikonte video të rrjetet sociale, duke thithur tollumbacet, por edhe duke bërë thirrje që të rinjtë të blinin bombolat që mbushnin këto tollumbace. 

Në një video të postuar në rrjetet sociale ai i bënte një reklamë produktit të dëmshëm për shëndetin teksa deklaronte se një bombël azot kushtonte 90 mijë lekë të vjetra dhe me të mund të mbushje deri në 45 tullumbace.

"Përshëndetje, si jeni? Sot kam marrë një bombol tek tullumbace. Do ta bëj tag aty. Kushton 90 mijë lekë, mund të mbushësh 45 tullumbace, po të çon shumë avion. Për të gjithë ju që doni bombola, porosisni, më mirë blini bombolën se sa blini 3 mijë lekë një tullumbace", thotë ai.

EMISIONET