Taulant Balla në Gjykatë Kushtetuese: Ilir Meta, rast i rrallë edhe në Europë. Nxiti dhunë e goditi institucionet shtetërore

Ora 13: 00 Vijon seanca publike në gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e vendimit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, të cilin shumica socialiste e akuzoi për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe se u përfshi duke u bërë palë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Në seancë kryetari I grupit parlamentar Taulant Balla tha se Meta mori pjesë në mënyrë aktive në fushatën elektorale, duke nxitur dhunë dhe duke goditur institucionet shtetëror.
“Për herë të parë është marrë një vendim nga Parlamenti për shkarkimin e Presidentit. Precendit në historinë e vendit tonë. Madje është një rast i rrallë edhe në Europë. Meta mori pjesë në mënyrë aktive në fushatën elektorale, duke nxitur dhunë dhe duke goditur institucionet shtetëror” tha Balla raporton Ora News.

