Tatimet/ Plas debati në studio, Ibrahimaj: Bizneset të paguajnë, Soko: E turpshme! Gënjyet për votë

Eksperti i Ekonomisë Pano Soko, ka debatuar me Drejtoreshën e Tatimeve Delina Iibrahimaj, në lidhje me tatim fitimet.

Të ftuar në edicionin e lajmeve të RTV ORA, me gazetaren Beti Njuma, Ibrahimaj ka thënë se qeveria ka vendosur që këstet e tatim fitimit të shtyhen dhe jo të anulohen, teksa shton se të gjitha dokumentet në lidhje me çështjet në fjalë janë publikuar.

Ndërkohë këtë e ka kundërshtuar Soko, i cili është shprehur se qytetarëve nuk u është sqaruar se do të shtyhen dhe sipas tij kjo gjë është bërë me qëllim për shkak të votave. Ai thotë se kjo gjë është bërë me shkak që të marrin votat në zgjedhjet e 25 prillit.  

Pano Soko: Ti po thua se meqë ska paguar asnjë lekë duhet t’I paguajë të gjitha në 2021

Delina Iibrahimaj: Nuk jam në një intervistë për të debatuar me ju

Pano Soko: Jo Jo

Delina Iibrahimaj: Jam për të shpjeguar se si funksionon.

Pano Soko: Jo jo

Delina Iibrahimaj: Qeveria shqiptare vendosi të shtyjë të gjithë këstet e tatim fitimit, dhe këto janë akte normative, janë dokumente të publikuara, vendosi që biznesi mos të paguante këste duke qenë se nuk planifikoi fitim. I ëndroj deklaratës se të gjithë bizneset kanë vazhduar të paguajnë TVSH, kanë vazhduar të paguajnë sigurimet shoqërore për individët që kanë pasur në punë dhe nuk kanë paguar këstet e tatim fitimit. Ndërkohë Për tu ardhur në ndihmë subjekteve, gjatë vitit 2020 mori inciativën për heqjen e TVSH nga 0-10 milionë lekë dhe për tatim fitimin 14 milion lekë qarkullim. Është deklaratë që është bërë, janë ligjhe që janë miratuar, u janë komunikuar të gjithë të interesuarve, janë reflektuar në media, pra nuk ka asgjë të fshehtë .

Pano Soko: Jo Jo

Delina Iibrahimaj: Nuk kanë qenë fare pjesë e fushatës

Pano Soko: Të lutem se kur vjen puna… Në deklaratat që bëni në media nuk ua sqaroni se do të ua shtyjmë, por thoni se nuk do paguani. Ndërsa tani vjen moment që thoni do ua shtyn.

Beti Njuma: Që në datën 10 shkurt bizneset për vitin e shkuar. Gjatë muajit mars, edhe shkurt nuk është bërë asnjë deklaratë dhe qytetarët mendonin se ky tatim ishte falur, pikërisht sapo mbarojnë zgjedhjet dhe qeveria…

Delina Iibrahimaj: Asnjë deklaratë nuk u bërë dhe asnjë thirrje, ky është detyrim ligjor që të paguajnë tatim fitimit.

Pano Soko: E  kanë pa ju thënë ju, i latë të flinin në dafina

Delina Iibrahimaj:  Bizneset hyjnë në sistemin e taksave dhe shohin detyrimet që kanë për të paguar

Pano Soko: Jo jo se kur dilni ju publikisht dhe u thoni që nuk do paguani tatim fitimi nuk kanë pse të futen të marrin vesh se sa kanë paguar. Zonjë ju jeni pjesë e administratës, qytetari nuk di të merret me administrimit, qytetari di deklaratat publike. Del Kryeministri thotë se nuk do paguhet, del Drejtoresha e tatimeve dhe thotë nuk do paguhet, dhe qytetari e di se nuk do paguajë. Qytetari nuk është shkencëtar që të merret me administrimit publik.

Delina Iibrahimaj: Këtu flitet për tatim pagues dhe jo për qytetarin.

Soko: Tatim paguesi, në momentin që lexon në media dhe dëgjon Kryeministrin apo juve, normalisht që paguan, apo I thoni këto për të marrë votat dhe tani dilni dhe thoni s’keni thënë gjë. Pse nuk ua thotë trocc që do t’u shtyhet. Por e latë të nënkuptohet se ndoshta edhe mund t’ua kemi hequr që të merrni votën. Kjo është e turpshme.

Delina Iibrahimaj: Jo, nuk ka lidhje me votën

Pano Soko: Kjo është e turpshme. Si s’ka lidhje me çfarë ka lidhje.

Delina Iibrahimaj:  Deklarata ime i përket muajit dhjetor dhe nuk është publikuar e plotë. Kam thënë që që nga viti 2021 nuk do të paguajë më këste për tatim fitimet. Për vitin 2020 ë2shtë deklaruar që janë shtyrë këstet, pasi ato subjekte që mund të dilnin në humbje nuk kishte pse të paguanin këstet.

Pano Soko: Jo kur Iithatë që nuk do paguani këste, përse nuk i thatë që do paguani diferencën më 2021. Kur bëni ndryshim bëni në rregull, apo nuk ju interesonte atëherë se kishit hallin e votave. Sqarojeni të plotë si do të jetë procedura, se këstet do I paguani në vitin 2021.

EMISIONET