Taksat e makinave/ Progni: DPSHTRR-ja e angazhuar për sensibilizimin qytetarët t'i paguajnë!
Arben Progni, Drejtor i Regjistrimit të Mjeteve, DPSHTRR i ftuar në “Alert” nga Granit Sokolaj në Ora News, tha se roli që ka vetë DPSHTRR-ja në lidhje me mbledhjen e taksave përcaktohet nga ligji i taksave kombëtare.
Ai shtoi se vetë DPSHTRR-ja është e angazhuar për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe pronarëve të mjeteve që paguajnë taksat në kohë.
Progni: Roli që ka vetë DPSHTRR-ja në lidhje me mbledhjen e taksave përcaktohet nga ligji i taksave kombëtare, gjithashtu dhe udhëzimet përkatëse. Bëhet fjalë për një rol që lidhet me llogaritjen e arkëtimit dhe transferimin në buxhet. Pra bëhet vjelja e taksave. Vetë DPSHTRR-ja është e angazhuar për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe pronarëve të mjeteve që paguajnë taksat në kohë.
Ka edhe një proces që lidhet me njoftimin në kohë reale për taksat, ku njoftohet automatikisht personi debitor edhe në bashkëpunim me e-Albania. Sapo kalon afati 356 ditë, brenda 10 ditëve është një periudhë paraprake dhe më pastaj vjen në e-Albania vjen një mesazh.

