Takimi me rektorët, Rama flet për rankimimin e universiteteve, "injoron" bojkotin e pedagogëve
Pedagogët janë sot në ditën e dytë të bojkotit, por kryeministri Edi Rama mblodhi rektorët për të tërhequr vëmendjen tek rankimi i universiteteve në rang botëror, pa thënë asnjë fjalë për protestën e bojkotin e pedagogëve.
Pak javë më parë Rama deklaroi se askush nuk merrte asgjë nga ai me bojkot.
Edi Rama: Renditja e Universiteteve shqiptare në hartën globale edhe për shkak të një kohe shumë të gjatë të humbur përpara reformës është e papranueshme, thjesht e papranueshme. Por lajmi i mirë që rezulton nga impakti i reformës është një renditje që nuk pasqyron kapacitetet.
Kapacitetet i kemi shumë më të mira çfarë tregon pamja dhe niveli I rankimeve tona absurde shumë poshtë. Prandaj kemi vendosur të merremi shumë seriozisht me këtë aspekt.
Do ndjekim një nga një të gjitha kushtet që duhen përmbushur që nganjëherë janë fare elementare për të pasur një rankim shumë më dinjitoz dhe shumë më pranë asaj që ofrojnë universitetet tona.

