Takimi me ambasadorin, Meta udhëton drejt Katarit në fillim të 2022

Takimi me ambasadorin, Meta udhëton drejt Katarit në fillim të

Presidenti Ilir Meta ka pritur këtë të premte në ambientet e Presidencës, Ambasadorin e Katarit, Ali Bin Hamad Al-Marri.

Në një postim në rrjetet sociale Meta thotë, se ambasadori i ka dorëzuar një ftesë të Emirit të Katarit, për të zhvilluar një vizitë zyrtare atje, si dhe të marrë pjesë në Konferencën e Pestë të kombeve të Bashkuara që do të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm në Doha.

Postimi i Ilir Metës:

Kënaqësi e veçantë të mirëprisja sot Ambasadorin e Katarit, Sh.T.Z Ali Bin Hamad Al-Marri, i cili më dorëzoi personalisht ftesën e Emirit të Katarit, Lartësisë së Tij, Tamim Bin Hamad Al Thani, për të zhvilluar një vizitë zyrtare në Katar, si dhe për të marrë pjesë në Konferencën e Pestë të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm në Doha.

I kërkova Ambasadorit t’i përcjellë Emirit të Katarit përshëndetjet e ngrohta dhe falenderimin e përzemërt Emirit për ftesën, të cilën e pranova me shumë kënaqësi.

Me këtë rast i shpreha falenderimin dhe mirënjohjen e sinqertë edhe për ndihmat bujare të shtetit të Katarit për Shqipërinë dhe popullin shqiptar ndër vite, si dhe e sigurova për mbështetjen time të plotë për forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve dypalëshe.

EMISIONET