Tabaku takohet me McAllister: Drejtësia duhet të tregojë ndëshkueshmëri aty ku ka pushtet

Kryetarja e komisionit të Integrimit, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, kishte një takim me delegacionin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian të drejtuar nga kryetari i tij David McAllister.

Tabaku tha se në fokus të takimit ishte diskutimi i rezolutës së miratuar nga Parlamenti Evropian për Shqipërinë.

Ajo theksoi se përdorimi i burimeve të administratës publike, databaza e të dhënave ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Tabaku: Theksova tre elementë rezoluta e miratuar është pamja e qartë e asaj që Shqipëria është sot. Së pari zgjedhjet, ndryshimet e njëanshme favorizuan rezultatin e njëanshëm të zgjedhjeve më 25 prill që njihet dhe sot. Përdorimi i burimeve të administratës publike, databaza e të dhënave ndikuan në rezultatin që është sot. Njihet në rezolutë e PE-së është shembull si nuk duhen organizuar zgjedhjet.

Kjo tregon paligjshmërinë e qeverisë e tregon që zgjedhjet janë elementi kryesor në rrugën e integrimit dhe demokracisë. Elementi i dytë është sundimi i ligjit e korrupsioni. Diskutuam që megjithëse reforma në drejtësi nisi me një qëllim të mirë, zbatimi i saj nuk është ashtu siç duhet. Kjo lidhet dhe me luftën kundër korrupsionit. Sot korrupsioni ka kaluar nga niveli i banaqeve në nivelin politik, e këto institucione të reja duhet të tregojnë që ka ndëshkueshmëri aty ku ka pushtet. Ky duhet të jetë testi i vërtetë i reformës në drejtësi.

EMISIONET