Tabaku-Ramës: Mos na ngrini zërin se nuk kemi frikë. Kryeministri: Duhet të keni nga vetja

Kryeministri Rama është thirrut në cilësinë e dëshmitarit në Komisionin Hetimor për Incinetarotin. Por marrja në pyetje është shoqëruar me debate të herë pas hershme me kryetaren e këtij komisioni, Jorida Tabaku.

Tabaku: A jeni në dijeni që çdo punë për trajtimin e mbetjeve është bërë me paratë e buxheit të shtetit?

Rama: Ish-ministri nuk është i akuzuar për ndonjë vendim qeverie, nuk është i akuzuar as për ndonjë mbledhje qeverie, as për ndonjë aferë të madhe qeverie. Ish-ministri akuzohet për korrupsion që ai individuialisht ka kryer me palën tjetër. Lidhja mes mbledhjeve, vendimeve, funksionimit të gjithë zinxhirit me akuzën e ish-ministrit është abuzive. Ajo është një marrëdhënie që dyshohet dhe mbi dyshimin është ngritur akuza mbi korrupsion, pro kjo nuk do të thotë që plehrat nuk janë pastruar dhe impiantet nuk janë ndërtuar. Në Elbasan dhe në Fier janë ndërtuar 2 vepra për të cilat unë jam krenar. Shqipëria ishte një gropë plehrash në vitin 2013.

Tabaku: Fol për buxhetin, mos na ngrini zërin këtu se nuk kemi frikë.

Rama: Frikë duhet të keni vetëm nga vetja.

Tabaku: Frikë duhet të keni ju nga ligji. Nuk kemi pse të kemi ne frikë nga vetja kur një ish-ministër është në burg. Fokusohu te pyetjet.

Rama: Kam ardhur të dëshmoj si kryeministër. Jam aq i fokusuar aq po mos më ndërprisni do ta vlerësoni fokusin tim.

Tabaku-Ramës: Mos na ngrini zërin se nuk kemi frikë.

EMISIONET