Vrasjet në sy të kamerave, ekzekutimet e filmuara nuk zbulohen nga policia

Një kamera sigurie vetëm pak metra larg lokalit ku u vra Nazmi Bandula, teksa 55-vjeçari po konsumonte një kafe filmoi gjithë skenën e ngjarjes.
Autorët e çuan deri në fund misionin e tyre duke kryer ekzekutimin dhe u larguan nga vendi i ngjarjes të pashqetësuar.
E vetmja gjurmë që lanë pas ishin pamjet e filmuara ne video.
Ngjarja në Shkodër nuk është e vetmja e cila është filmuar nga kamerat megjithëse pamjet në asnjë prej këtyre ngjarjeve nuk kanë ndihmuar policinë për identifikimin e autorëve të krimeve.
Atentate të ngjashme kanë ndodhur në disa zona të Tiranës, si Don Bosko apo Astiri.
Në Vlorë dhe Elbasan ku ngjarjet kriminale janë regjistruar dhe kamerat kanë fiksuar makinën e autorëve dhe lëvizjet e tyre, policia ende nuk ka siguruar prova për të çuar pas hekurave autorët.
Sipas burimeve policore autorët në të shumtën e rasteve janë me pagesë.
-
Horoskopi 15 Prill, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju
14 Prill, 19:13
Ata përdorin makina të cilat janë të trafikuara nga jashtë me xhama të zinj dhe me targa të vjedhura në qytete të tjera.
Përdorimi i mjeteve të vjedhura në këto ngjarje është ngritur si shqetësim edhe nga drejtuesit e policisë pasi vështirëson punën e hetuesve. Në të gjitha ngjarjet kriminale makinat kanë rezultuar të vjedhura ose me targa të vjedhura.
Burimet thonë se zbulimi i atentateve është bërë edhe më i vështirë pasi mjetet që i përdorin në ngjarje çmontohen ose digjen duke mos i gjetur asnjë gjurmë të tyre.


