Sytë nga të pamundurit, "Fundjavë Ndryshe" ndihmon familjet e trajtuara në Ora News
Qytetarët të shumtë u janë përgjigjur thirrjeve për familjet në nevojë. Edhe Fundjava Ndryshe i është bashkangjitur bamirësëve që ndihmojnë rastet e trajtuara në ekranin e Ora News. Koordinatori i saj premtoi se do të vijojë bashkëpunimin dhe do të ndihmojë familjet në nevojë.
Ora News shpesh ka trajtuar histori njerëzore ku nëpërmjet ekranit kemi përcjellë thirrjet e tyre për ndihmë.
Shumë qytetarë kanë kontribuar duke i ndihmuar.
Shumë të tjera Ora Neës i ka ndjeur hap pas hapi që sado herë të kenë nevojë të paktën tu sigurojmë ushqim.
Dy familje një në Babrru dhe një në Laprakë u ndihmuan së fundmi nga Fundjava Ndryshe me pako ushqimore dhe veshmbathje.
"Sa herë që Ora Neës na kërkon ndihmë dhe ne në bashkëpunim me Ora News ndihmojmë familjet në nevojë," tha koordinatori i Fundjavë Ndryshe.
Teksa dhuruam ndihmat as falenderimet nuk munguan.
"Faleminderit Ora News, faleminderit juve, faleminderit Fundjavës Ndryshe se kam nevojë, se kam djalin e sëmurë," tha një qytetare.
