Surprizat nga votimet e socialistëve, Belinda Balluku më e votuara për Kryesinë e re, Bushati dhe Manastirliu me vota të barabarta

Pavarësisht përplasjeve të forta dhe lënies jashtë zgjedhjeve të fundit, Edi Rama, i ka lënë pas mosmarrëveshjet me Ditmir Bushatin.

Ish-ministri  i Jashtëm rezultoi më i votuari ndër 10 kandidatët burra për anëtarë të Kryesisë së PS, duke marrë aprovimin e 204 socialistëve të Asamblesë.

Përveç Kryesisë, Ditmir Bushati do të jetë edhe anëtar i Akademisë Politike.

Teksa është afruar me Bushatin, Rama ka vendosur të mbajë larg hartuesin e reformës në drejtësi, Fatmir Xhafën.

Ish-ministri i Brendshëm edhe pse mori mbi 16 mijë vota në zgjedhjet e 25 prillit, për të qenë pjesë e parlamentit të ri, nuk do të jetë anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste.

Me largimin e Xhafajt nga Kryesia, Rama duket se i ka dhënë një shuplakë mbështetësve të Erion Veliajt, të cilët nuk do të kenë më influencën e dikurshme në qeveri.

Pjesë e Kryesisë mbeten Pandeli Majko, që nuk do të jetë më deputet dhe Erjon Braçe që nuk do të ushtrojë më postin e zëvendëskryeministrit.

Ndër gratë, duket se në garë për votat ishin Belinda Balluku dhe Ogerta Manastirliu, me një diferencë prej 3 votash të dyja do të jenë pjesë e Kryesisë.

Mimi Kodheli, Olta Xhaçka, Evis Kushi dhe Blerina Gjylameti janë zgjedhur po ashtu anëtare të strukturës së lartë drejtuese të PS.

Lista e kandidateve gra

1-Almira Xhembolla 94 vota, jashtë Kryesisë

2-Belinda Balluku 207 vota, pjesë e Kryesisë.

3-Blerina Gjylameti 199 vota, pjesë e Kryesisë

4-Ermonela Felaj 117 vota, jashtë Kryesisë

5-Evis Kushi 183 vota, pjesë e Kryesisë

6-Klotilda Ferhati 114 vota, jashtë Kryesisë

7-Milva Ekonomi 175 vota, jashtë Kryesisë

8-Mimi Kodheli 179 vota, pjesë e Kryesisë

9-Ogerta Manastirliu 204, pjesë e Kryesisë

10-Olta Xhaçka 180 vota, pjesë e Kryesisë

Lista e kandidatë burra

1-Arben Pëllumbi 203 vota, pjesë e Kryesisë

2-Armando Subashi 177, pjesë e Kryesisë

3-Ditmir Bushati 204 vota, pjesë e Kryesisë

4-Eduard Shalsi 116 vota, jashtë Kryesisë

5-Erjon Braçe 174 vota, pjesë e Kryësisë

6-Ervin Demo 98 vota, jashtë Kryesisë

7-Fatmir Xhafaj 137 vota, jashtë Kryesisë

8-Ilir Beqja 173 vota, pjesë e Kryesisë

9- Pandeli Majko 198 vota, pjesë e Kryesisë

10-Pjerin Ndreu 166 vota, jashtë Kryesisë

EMISIONET