Surpiza dhe urimi i gazetarëve të RTV Ora dhe Ora News për drejtorin Brahim Shima: "U plaksh nëpër këto korridore"

Stafi i gazetarëve të RTV Ora dhe Ora News surprizuan me urime të veçanta dhe me shumë humor drejtorin e informacionit, Brahim Shima, me rastin e 15 vjetorit të hapjes së televizionit.
Surpriza u transmetua gjatë intervistës që Brahim Shima po jepte në emisionin "Jeto me Orën" në ekranin e RTV Ora.
Në videon surprizë për drejtorin e informacionit stafi i televizionit me batuta shprehin mirënjohjen e tyre për Shimën.
Sigurisht nuk munguan as "ankesat" që kanë nga drejtori i informacionit.
"U plaksh nëpër këto korridore", ishte një ndër urimet.
Për më shumë shikoni videon:


