Stuhia e borës rrëzoi 15 shtylla, vijon përpjekja për të rikthyer energjinë në juglindje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2022, 10:07
Dhjetra fshatra në rrethin e Devollit vijojnë të jenë në errësirë totale.
Janë 43 fshatra në Devoll pa drita përfshirë edhe qytetin e Bilishtit.
Përgjatë aksit nacional Korçë-Bilisht janë rrëzuar 15 shtylla, të cilat kanë krijuar probleme për furnizimin me energji elektrike.
Grupet e punës të OSHEE-së dhe OST-së nga Tirana, Elbasani dhe Korça vijojnë punën prej 3 ditësh dhe janë në terren për të ngritur shtyllat dhe rregulluar defektet por nuk favorizohen nga kushtet atmosferike.

