"Stuhia" arreston 5 të rrezikshëm njëri prej tyre vrasës me pagesë. Tentuan të vrasin edhe policë

Pesë persona janë arrestuar ndërsa 2 janë proceduar në gjëndje të lirë si autorë të dyshuar të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura së fundmi. Një tjetër ëstë shpallur në kërkim.

Njëra prej tyre është  “Vrasja e mbetur në tentativë e punonjësve të Policisë” e kryer në bashkëpunim.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 14 janar 2022 në Fushë-Krujë, autor të dyshuar të të cilës janë shtetasit Ibrahim Difaj, Shpetim Kraja dhe shtetasja E. V.

"Më datë 14.01.2022, në Qafë Kashar, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi një mjeti, drrejtuesi i të cilit nuk ka ndaluar dhe është larguar në drejtim të Fushë Krujës. Në tentativë për t’u larguar, mjeti është përplasur me një bordurë dhe personat që ndodheshin në mjet, kanë dalë duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të Policisë dhe duke përfituar nga errësira janë larguar duke braktisur mjetin" informoi policia.

Në kuadër të operacionit të koduar "Storm" ose në shqip "Stuhia"

U ndaluan

- Ibrahim Difaj, 31 vjeç, banues në Kurbin;

 - Damjan (Besmir ) Lleshaj (Prela), 34 vjeç, banues në Mamuras, Kurbin, i dënuar më parë për vjedhje;

 - Robert Laci, 52 vjeç, banues në Fushë-Krujë;

 - Ilirian Feçi, 47 vjeç, banues në Durrës, i dënuar në Itali, për grabitje të bankave dhe trafikim të lëndëve narkotike

Është arrestuar në flagrancë shtetasi Erion Mulaj, 30 vjeç, banues në Durrës.

Janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit: M. M., 67 vjeç, banues në Durrës dhe E. V., 30 vjeçe, banuesë në Kurbin.

I shpallur në kërkim Shpëtim Kraja. 

Gjithashtu ata akuzohen per 

"Vrasja" e mbetur në tentativë e shtetasit A. Gj., ndodhur më datë 17.08.2021, në vendin e quajtur fshati Adriatik, Fushë Kuqe. Autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje janë shtetasit Ibrahim Difaj, Ilirian Feçi dhe Robert Laci.

Më datë 17.08.2021, shtetasit Ibrahim Difaj dhe Ilirian Feçi, kundrejt pagesës 20000 euro, të bërë nga shtetasi Robert Laci, kanë tentuar të vrasin shtetasin A. Gj.

Vjedhje e automjetit tip "Mercedes-Benz", në pronësi të shtetasit I. M., ndodhur më datë 11.01.2022 në Vorë. Autorë të dyshuar janë shtetasit Ibrahim Difaj dhe Shpetim Kraja.  

 Vjedhje e automjetit tip "Volkswagen Touran, në pronësi të shtetasit J. M., ndodhur më datë 25.01.2021, në lagjen nr. 5 Laç, Kurbin. Autorë të dyshuar janë shtetasit Ibrahim Difaj dhe Shpetim Kraja.

 Vjedhja e sendeve të shtetasit A. D., më datë 25.01.2021, rreth orës 05:00, në autostradë, tek nënkalimi i Patokut, në lagjen nr. 6 Laç, Kurbin. Pasi ka zbritur nga autobusi me të cilin kishte ardhur nga Gjermania, shtetasit i kanë vjedhur portofolin dhe një telefon celular. Autorë të dyshuar janë shtetasit Ibrahim Difaj dhe Shpetim Kraja.

Vjedhja e disa produkteve ushqimore në dyqanin e shtetasit K. C., më datë 26.01.2022, në vendin e quajtur Malbardhe-Fushë, Milot. Autorë të dyshuar janë shtetasit Ibrahim Difaj dhe Shpetim Kraja.

 Materialet i kaluan për hetime të metejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve:

Ibrahim Difaj, Damjant Lleshaj dhe Shpëtim Kraja, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, "Armëmbajtja pa leje", "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë" dhe "Vjedhja";

 Erion Mulaj, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve";

 E. V., për veprën penale “Moskallëzim krimi”;

M. M. për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".

Gjithashtu materialet i kaluan për hetime të mëtejshme dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, në ngarkim të shtetasve:

Ibrahim  Difaj, Ilirian  Feçi dhe Robert Laci, për veprat penale "Vrasja me paramendim" e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë", "Armëmbajtja pa leje", si dhe në ngarkim të shtetasit Ibrahim Difaj dhe shtetasit të shpallur në kërkim Shpëtim Kraja, për veprat penale ”Vjedhja" e kryer në bashkepunim, më shumë se një herë.

 

EMISIONET