Stresi te shqiptarët, psikologia Mane: Të rrezikuar të rinjtë me kushte të vështira ekonomike dhe mungesa e sigurisë për të ardhmen

Stresi te shqiptarët, është kthyer tashmë në një problem. Lidhur me këtë psikologia Graciela Mane, e ftuar në studion e lajmve në “Ora News” u shpreh se stili i jetesës është shumë i rëndësishëm për stresin dhe ankthin.

Në vlerësimin e saj, Mane u shpreh se stresin kryesisht shkaktohet nga situata ekonomike me të cilën përballen njerëzit në përditshmërinë e tyre.

“Ka shumë faktorë të tjerë, financat janë një nga faktorët që gjenerojnë stres dhe janë shumë të vështira për t’u menaxhuar. Por ama ka faktorë të tjerë që janë mjedisi ku jetojmë, historitë jetësore dhe problematikat e ndryshme të familjeve dhe mënyra se si ne qasemi dhe përballemi me këto problematika. Dhe për sa kohë flitet për përballimin, kjo ka të bëjë edhe me nivelin e problematikave”, u shpreh Mane.

Në vijim psikologia foli edhe për stresin tek fëmijët dhe adoleshentët.

“Nevoja për të qenë në lartësinë e përfaqësimit me të tjerët sa i përket ekonomisë shkakton stres tek të rinjtë. Po ashtu edhe mungesa e sigurisë për të ardhmen është një faktor i stresit. Të rinjtë shqiptarë në përballjen me veten, apo me të ardhmen e tyre dhe të gjithë hapat që duhet të ndërmarrin për të ndërtuar veten e tyre prej të rrituri tashmë, nuk i kanë mekanizmat e suportit që mund të kenë bashkëmoshatarët e tyre në vendet perëndimore. Nganjëherë duket se të rinjtë nuk përmbullin as nevojat e tyre për ushqim.

Ndërsa për fëmijët e shkollave fillore një rol të veçantë kanë edhe prindërit. Tek fëmijët ky është një proces që fillon që herët ndonjëherë. Dhe e rëndësishme në këtë drejtim që mund të shkaktojë stres tek të vegjlit është njohja e fëmijës dhe kalimi i kohës jocilësore me ta, apo edhe të një kohe të shkurtër me ta. Dhe kjo kohë është jocilësore, kjo për shkak edhe angazhimeve që kanë ata. Ndaj duhet të identifikohen shenjat tek fëmijët, pasi ka ndryshime në mënyrën e funksionimit të tyre, në mënyrë që kjo të kapet shpejt në kohë”, u shpreh psikologia psikologia Graciela Mane.

lili saraçi stresi

EMISIONET