"Strasburgu i pakënaqur me Ballkanin", Forumi i 9-të rajonal i shtetit të së drejtës në Tiranë

Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i kushtojnë më tepër vëmendje respektimit te të drejtave të njeriut.  Perfaqesues te gjykates se Strasburgut vene re se shtetet e ktij rajoni presin hyrjen ne BE pa permbushur kete kusht thelbesor.

Goran Miletic, Drejtor për Evropën dhe Lindjen e Mesme sugjeron angazhim per arritjne  e standardeve.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kushtojnë më shumë vëmendje në respektimin e të drejtave të njeriut. Ata thonë se do të fillojnë me respektimin e të drejtave të njeriut në momentin që do të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Kjo është e gabuar, ata duhet të fillojnë me nismat që në këtë moment,” tha ai.

Darian Pavli, anetar i gjykatës evropiane të të drejtave të njeriut, i cilësoi emergjencat e jashtëzakonshme si një sprovë që testojnë se sa të forta janë demokracitë.

"Situatat e gjendjes së jashtëzakonshme përbëjnë gjithashtu një test për fortësinë dhe konsolidimin e institucioneve demokratike Beosj në 3 vitet e pandemisë kemi mësuar mjaft. Edhe nga rajoni ka pasur një rol të rëndësishëm. Përmend vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë që pezulloi një urdhër të një ministri shëndetësie që vendoste kufizime të forta në çfarëdolloj tubimi, pasi urdhëri i ministrit nuik kishte një afat të caktuar," tha ai.

Forumi i 9-të vjetori rajonal i shtetit të së drejtës për evropën juglindore u mbajt në Tiranë, ndërsa do të vijojë për 2 ditë. Këtë vit forumi u fokusua tek mbrojtja e të drejtave të njeriut gjatë kohës së emergjencave.

EMISIONET