Stafa: E nisa këtë rrugë kur vajza 5 vjeç me kimio doli nga spitali pa ilaçe, kërkoj hetime nga drejtësia
Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, gazetari Osman Stafa tha se betejën për shëndetësinë e ka nisur shumë më herët, qysh kur ka pasur qenë me flokë.
Stafa: Betejën për shëndetësinë e kam nisur shumë më herët, qysh kam qenë me flokë. E kam nisur herët dhe hyrja ima në spitalet publike ka qenë me të rinj që kemi marrë nisma për fëmijët që vuanin nga kanceri që nuk ka mëshirë për të avancuar.
Ajo që pash në gjithë ato vite pash prindër të pashpresë që kishin shitur gjithçka dhe kishin marrë kredi e kishin marrë borxhe. Këto janë histori që i kam parë.
Vendosa që tu ndihmuar dhe tu siguroja këto lekët këtyre familjeve për ilaçet. Në vitin 2022 kam pasur në goditje të fortë tek vetja, ku një vajzë 5 vjeç la spitalin se nuk kishte ilaçe për kimio. Mungonin 4 medikamente. Më pas u siguruan ilaçet për 2 jave kur mungonin me vite. Për mua ishte një krim dhe e kam çuar në gjykatë atë çështje. Kam kërkuar nga drejtësia hetim.

