“Spiunët” në Gramsh, Rama: Ato janë karakatina që nuk paguajnë dot dritat, duhet parë qëllimi i tyre

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama priti sot në një vizitë zyrtare kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel.

Në konferencën për median kryeministri Rama e pyet edhe për “spiunët” rusë në vendin tonë të cilët tentuan që të futen në bazën e Gramshit.

Rama tha se mjegulla e ngritur për të ashtuquajturat objekte të rëndësisë së veçantë ishte për të qarë dhe qeshur.

Ai shtoi se objektet në Gramsh janë të rëndësisë së veçantë dhe as fabrika që prodhojnë armë, por janë karakatina të deklasifikuara si objekte të rëndësisë së veçantë në 2012 dhe kanë statusin e ShPK-ve të falimentuara.

Edi Rama: Ministri i Mbrojtjes dhe ai i Brendshëm kanë bërë shpjegimet e nevojshme për këtë çështje. Mjegulla e ngritur për të ashtuquajturat objekte të rëndësisë së veçantë ishte për të qarë dhe qeshur. Ato nuk janë të rëndësisë së veçantë dhe as fabrika që prodhojnë armë, por janë karakatina të deklasifikuara si objekte të rëndësisë së veçantë në 2012 dhe kanë statusin e ShPK-ve të falimentuara. Ju priten dritat se nuk kanë mundësinë që të paguajnë dritat dhe ju priten dritat.

Të thuash se po bëjnë spiunazh duke fotografuar ato mbetje arkeologjike të komunizmit është shumë qesharake. Ajo që duhet të na shqetësojë është se këta persona çfarë qëllimesh kanë në vendin tonë, sepse një mision spiunazhi që vjen me një veturë sportive që duket sikur thërret aman me kapni më duket qesharake. Hetimi do të nxjerrë më shumë, por në kemi shqetësim se ku është qëllimi i vërtetë. Pashë reporterë që shkuan atje dhe nxirrni guva që nuk kishte asgjë, apo C4 dhe mbetje nukleare. Ky spektakël u dha me ndihmën e kronikanëve pa pagesë madje duke krijuar këtë zhurmë të madhe.

Ndërsa kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel tha se si ish-avokat nuk mund të gjykojë njerëz që janë në paraburgim dhe para drejtësisë.

Bettel: Si ish-avokat nuk mund të gjykoj njerëz që janë në paraburgim dhe para drejtësisë. Sot mund të flasim për një destabilizim në nivelin e informacionit dhe për të kapur disa kolegë. Disa kolegë evropian kritikojnë ndërhyrjen e Rusisë në shumë aspekte. Shumë shpejt do të ketë zgjedhje në Itali, prandaj duhet të kemi kujdes. Unë jam për një shtyp i lirë në demokraci. Unë vetë duhet të justifikohem për shumë gjëra që shkruhen në Facebook, prandaj gazetarët duhet të hetojnë lajmet e rreme.

EMISIONET