Spitalet pa mjekë specialist, qytetarët nga Saranda, Memaliaj e Përmeti, dynden në Gjirokastër

Në shumë zona të vendit  kryesisht në bashkitë e vogla mungojnë mjekët specialistë. Mungesa e tyre, sjell jo vetëm mungesën e shërbimeve shëndetësore për qytetarët por edhe rritjen e kostove për ta.

Mungesa e mjekëve specialistë në bashkitë e Jugut detyron pacientet nga zonat me te thella  t’i drejtohen spitalit rajonal Omer Nishani në Gjirokastër .

Qytetarët dynden që prej orëve të para të mëngjesit për të kryer vizitat tek specialistët.

“Nuk ka për sy, Tepelena ka por nuk ka kompjuterin të saktë.”

Madje ka nga ata që udhëtojnë nga Saranda për të kryer vizita në Gjirokastër.

“Nga Saranda se nuk kemi doktor në Sarandë, për dermatolog. Doktor zemre s’ka, kishte doktorë shumë të mirë Saranda por ikën të gjithë.”

Përveç pritjes se gjate pacientët thonë se për shkak të mos marrjes së shërbimit në zonën ku banojnë janë të detyruar të  paguajnë kostot e larta te transportit.

Ikja e mjekëve nga Shqipëri ka qenë një alarm vitet e fundit në vendin tonë, ndërsa shumë spitale rajonale kanë mungesë stafi.

EMISIONET