Spital “Hygeia” mbyll një vit të suksesshëm, doktor Bahader: Mos neglizhoni simptomat!  

Spitali “Hygeia” mbylli një vit të suksesshëm ndaj luftës së sëmundjeve në departamentin e kirurgjisë se përgjithshme duke kuruar pacientë që vuanin nga patologji të ndryshme duke filluar që nga tumoret beninje dhe ato malinje.

Dr. Bahader shpjegon se në vitin 2024 stafi i Hyegaes do të jetë po aq impenjativ dhe i përkushtuar 24 orë në 365 ditë të vitit në shërbim të pacientëve.

“Viti 2023 ishte një vit i mbushur në luftë me sëmundjet, por ishte edhe i suksesshëm sepse u erdhën shumë familjarëve në ndihmë.”

Trajtimet e patologjive të zorrës së trashë, patologjitë tumorale të stomakut, ezofagut, pankreasit, heparit dhe rrugëve biliare, diangostikime dhe trajtime spitali “Hygeia” i kryen me te gjitha  fasilitetet, aparaturat, pajisje sipas protokolleve dhe udhëzuesve ndërkombëtarë që aplikohen edhe në spitalet më të mira kudo në botë.

“Rezultatet tona janë edhe falë fasiliteteve që i kemi në kohë reale, sidomos në raport me tumoret që janë shumë të rëndësishëm për pacientët.”

Dr. Bahader këshillon konsultime me mjekë të specializuar të fushës për diagnistifikim ose nëse vërejnë simptomat e para të çdo problemi shëndetësor.

“Ajo ca duam është që pacientët të mos neglizhojnë shenjat e simptomat, sidomos kur kanë humbje peshe, të vjella dhe marrje mendsh.”

EMISIONET