Incineratori i Elbasanit në gjyq, GJKKO pranon dosjen e prokurorisë për 10 të pandehurit
Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen e incineratorit të elbasanit me dhjetë të pandehur mes të cilëve edhe ish ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetit Alqi Bllako, togat e zeza refuzuan kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar ndërsa avokatët thanë se spak ka lënë jashtë hetimit drejtuesit e Ministrisë së Financave si personat që kanë miratuar kontratën e incineratorit.
Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për kalimin për gjykim të dosjes së Inceneratorit të Elbasanit me dhjetë 10 persona të pandehur dhe dy kompani të akuzuara për shkelje ligjore.
Vendimi u shpall pasi në seancën e mëparshme u dëgjuan pretendimet e të pandehurve, ku shumica prej tyre kërkuan bashkimin e dosjeve me atë të inceneratorit të Fierit, kërkesë që u rrëzua nga togat e zeza.
Avokati Saimir Visha tha pas vendimit se SPAK ka lënë jashtë hetimit personat kryesorë të aferës në ministrinë e financave, të cilët kishin firmosur kontratën me privatët duke i dhënë fuqi ligjore dokumentit të hartuar vetëm si draft nga ish zyrtarët që po shkojnë në gjyq.
Të pandehur në këtë dosje janë ish ministri I mjedisit lefter koka, ish-deputeti Alqi Bllako, pronarët e kompanisë që fituan incineratorin Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto dhe bashkëpunëtorja e tyre, Stela Gugallja, të cilët janë në kërkim.
Të akuzuar janë edhe katër ish punonjës të ministrive të financave e mjedisit që u moprën me dokumentacionin e tenderit, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Bardhyl Çabiri dhe Serafin Papa.
Shumica prej tyre kërkuan gjykim të shkurtuar por qëndrimi i mbajtur nga e panmdehura Etleva Kondi, ish anëtare e komisionit të vlerësimit të ofertave u bë shkak që gjykata të mos e pranojë këtë kërkesë.