SPAK përfundon hetimet për ish-kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe, çon dosjen për gjykim
Pasi u lirua nga burgu 1 vit më parë ish kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe duket se nuk i ka mbyllur punët me drejtësinë.
Spak e ka dërguar serish për gjykim për fshehje të pasurië, duke i sekuestrua edhe një apartament në zonën e Lungomares Vlora.
Sipas prokurorisë së Posaçme ky apartament edhe pse me pronar de fakto ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe nuk e ka deklaruar duke e mbajtur të fshehur pronësinë e saj.
Por ky apartament me sipërfaqe 82,33 m2 nuk është i vetmi që sipas orhanit të akuzës është deklaruar sipas ligjit nga Fatos Tushe.
Në vitin 2021, pas largimit nga detyra ai nmuk ka deklaruar blerjene dy automjeteve që arrin vlerën totale prej 47 mijë eurove.
Nëse do të shpallej fajtor, Tushe do të bëhej kryebashkiaku i parë që arrestohet dhe dënohet dy herë për vepra të ndryshme penale.
Herën e parë ai u arrestua në korrik të vitit 2021, ku u shpall fajtor për shpërdorim detyre në dy raste, ndërsa për akuzën e favorizimit në tendera u shpall i pafajshëm.
Përveç dënimit penal prej 2 vitesh e katër muajsh, gjykata vendosi që ish kryebashkiaku të mos ushtrojë asnjë funksion pubik për 5 vitet e ardhshme.
Nga hetimi ka rezultuar se Tushe komunikonte me nenkryetari dhe disa zyrtarë të tjerë që lidheshin me orientimin për tenderat, lejimin e një qytetari të ndërtonte pa leje, si dhe abuzime me karburantin e bashkisë.
Njoftimi:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.199/1, të vitit 2021, me të pandehur shtetasin:
Fatos Tushe, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, në formën e fshehjes dhe të deklarimit të rremë, parashikuar nga neni 257/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal.
Nga tërësia e akteve dhe e provave të administruara gjatë hetimit, provohet tej dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova se i pandehuri Fatos Tushe, ish – kryetar i Bashkisë Lushnje, ka kryer deklarim të rremë të pasurisë dhe interesave, si dhe ka kryer fshehje të pasurisë, interesave dhe shpenzimeve në këto deklarata:
Në deklaratën e interesave private periodik/vjetor të viteve: 2017, 2018, 2019, 2020, apo në deklaratën e interesave private pas largimit nga detyra, të vitit 2021, nuk ka deklaruar asnjë shpenzim të kryer për blerje/porositje të apartamentit me sipërfaqe totale 82.33 m2, me vendodhje në Lungomare, Vlorë, apo dhe për punime dhe mobilime, të cilat në shumën reale totale (investimi vlerë 2,262,000 Lekë). Hetimi ka provuar se i pandehuri Fatos Tushe edhe pse është pronar “de facto” i apartamentit në qytetin e Vlorës, në Lungomare në vazhdimësi e ka fshehur këtë pasuri. Aktualisht ndaj kësaj prone është vendosur sekuestro preventive me vendimin Nr. 136., datë 29.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
Në deklaratën e interesave private periodik/vjetor të viteve: 2018, 2019, 2020, apo në deklaratën e interesave private pas largimit nga detyra, të vitit 2021, nuk ka deklaruar huanë/borxhin e marrë nga shtetasi I. L. sipas deklaratës noteriale Nr. 3124 Rep., Nr. 1320 Kol., datë 15.09.2020, notere A. M.;
Në deklaratën e interesave private pas largimit nga detyra me Nr. indeksi 09559, i vitit 2021, nuk ka deklaruar investimin e kryer për blerjen e dy automjeteve, model “S350CDI 4MATIC” (me vlerë të paguar 39.620 Euro) dhe “C200CDI”, marka “Mercedes Benz” (me vlerë të paguar 7.290 Euro), gjithsej në vlerën 46.910 Euro.


