SPAK “mbyll“ strategjinë për denoncimet e krimeve zgjedhore/ U administruan 192 kallëzime, por vetëm 41 po hetohen

SPAK “mbyll“ strategjinë për denoncimet e krimeve

Prej kësaj të mërkure te datës 16 korrik SPAK ka mbyllur platformen per denoncimin e krimeve zgjedhore.

Kjo strategji u lancua me 20 shkurt te këtij viti në prag edhe të zgjedhjeve parlamentare.

Tashme edhe ne faqen zyrtare te SPAK nuk gjendet opsioni i DENONCO KRIMIN ZGJEDHOR.

Por nese qytetaret do duan te depozitoje kallzim penale që lidhet me krimet zgjedhore atehere ate mund te kryjen përmes postës elektronike.

Sipas te dhenave te siguruara nga gazetari i Ora News Edison Vatnikaj, prokuroria e posacme deri tani ka administruar 192 materiale kallzuese për krime zgjedhore, por vetem 41 materiale janë regjistruar si procedime apo hetime penale, pra kane kaluar ne fazen e hetimit.

38 janë vendime per mosfillim te hetimit penal, per mungesë te elementëve të vepres penale.

37 materiale kallëzuese jane dërguar per kompetence pranë Prokurorive të Rretheve Gjyqësore apo Drejtorive Vendore te Policise.

21 materiale jane derguar per verifikim në Drejtorine Vendore te Policisë per informacion shtese ose per kryerje te veprimeve té para.

3 materiale janë te bashkuara me materiale te tjera ekzistuese.

Ndërsa pjesa e mbetur vijon te jete ne proces verifikimi.

Mesohet se vetem nga policia ka mbërritur 41 procedime penale që tashme janë te regjistruara 21 jane inicuar mbi bazen e referimeve nga Policia e shtetit e ndërsa 1 kallzim i regjistruar tashme ne SPAK ka ardhur nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshëm te Burgjeve.

EMISIONET