SPAK mbyll dosjen e vjedhjeve të fondeve të BE-së, Ilir Beqaj në gjyq me 3 akuza për “SASPAC”
Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-drejtori i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) Ilir Beqaj, janë marë të pandehur pasi akuzohet për abuzim me fondet e Bashkimit Europian.
Veç Beqaj, listës së SPAK me 8 të pandehur i është shtuar dhe Mira Topçiu, e cila akuzohet për veprën penale të “Mashtrimit”.
Në total janë 8 peersona të pandehur ku në krye të listës qëndron Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj, Alfred Nikollaj, Gazmend Haxhia, Elton Marini, Bledar Leka, Bjona Zijaj dhe Mira Topçiu.
Sipas akuzës Ilir Beqaj në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të SASPAC-ut përgjatë viteve 2022-2023 dyshohet se ka kryer procedura prokurimi fiktive në bashkëpunim me Ermal Kurtulaj, Alfred Nikollaj drejtori Administrativ i një kompanie me emrin ‘Landëays International” dhe disa zyrtarë të tjerë.
Duke zbardhur skemën e abuzimit, SPAK evidenton se për 8 shërbime prokurimi për organizimin e konferencës FESTA (E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri”) si dhe “Konferenca e Energjitikës”, organizuar në vitin 2023 procedura ka qenë tërësisht fiktive dhe fituesi ka qenë i paracaktuar nga titullarët.
Mes 8 prokurimeve fiktive të zbuluara, SPAK evidenton pikërisht një të lidhur me “Landëays International”.
“SASPAC” i dha 125 mijë € kompanisë së biznesmenit Gazmend Haxhia për organizimin e një konference turizmi “Festa”.
Por për të njëjtin event, dhe Ministria e Turizmit pagoi 38.5 mln lekë të reja.
Pra gjithsej për të njëjtin aktivitet u paguan nga dy institucioneve shtetërore mbi 500 mijë €, ndërsa në fund i vetmi shpenzim i regjistruar është ai i një darke mundësuar nga “Gzona” me vlerë rreth 41 mijë euro.
Ndërkohë e pandehura Mira Topçiu, sipas akuzës së ngritur nga SPAK është në konflikt interesi pasi punon si Asistente Teknike e Zbatimit të Programit Ndërkufitar IPA Shqipëri-Kosovë 2014-2020, por gjithësesi lëshon fatura fiktive për llogari të Kurtulajt, në emër të biznesit të saj privat.
Po ashtu është zbardhur një bisedë mes Mira Topçiut dhe Bjona Ziut. Kësaj të fundit i kërkohet nga Mira Topçiu që të lëshojë një faturë fiktive.
Këtë faturë Ziu duhet ta shkruajë për dhënie qiraje, “nga një person që u ka borxh”.
Lita e të pandehurve
Arrest me burg
1- Ilir Beqaj - Drejtori i SASPAC
2- Ermal Kurtulaj - koordinator i projektit EUSAIR
3- Alfred Nikollaj - drejtori Administrativ i ‘Landëays International’
Arrest në shtëpi:
4- Gazmend Haxhia - Pronari i ‘Landëays International’ - Nuk është ekzekutuar vendimi
5- Elton Marini - Menaxher futbollistesh -ortak i shoqërisë private
Detyrim paraqitje:
6- Bledar Leka
7- Bjona Zijaj - konsulente financiare
8- Mira Topçiu “Mashtrim”

