SPAK kërkon 5 vite burg për Inceneratorin e Tiranës, Bllako: Vlerësoj punën tuaj, por deklarohem i pafajshëm

Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e Alqi Bllakos me 3 vite e 4 muaj burg, pas pranimit të shqyrtimit të çështjes së tij me me gjykim të shkurtuar për inceneratorin e Tiranës.
Në sallë vetë Alqi Bllako ka folur gjatë mbrojtjes para trupës së GJKKO-së.
“Kam respekt dhe vlerësoj punën tuaj, por deklarohem i pafajshëm. Unë si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit nuk kam pasur asnjë rol për dhënien e koncesionit”, mësohet se ka deklaruar ish-deputeti i PS-së.
Kujtojmë se Alqi Bllako akuzohet nga SPAK-u për korrupsion pasiv në dy raste, një pagesë prej 120 mijë eurosh nga kompania e Klodian Zotos për fabrikën e birrës së babait të ish-deputetit të PS-së, si dhe punësimi po nga biznesmeni Klodian Zoto si këshilltar i jashtëm i Vladimir Bezhanit me ndikim të Bllakos.


