SPAK kërkoi 3 vite burg, GJKKO dënon me 1 vit e 8 muaj burg ish-kreun e Kadastrës së Beratit

SPAK kërkoi 3 vite burg, GJKKO dënon me 1 vit e 8 muaj burg ish-kreun

GJKKO ka caktuar 1 vit e 8 muaj burg për Ervin Nelaj. Sipas vendimit Nelajt i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vjetësh.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më herët kërkoi 3 vite burg për ish-kreun e Kadastrës Berat.

Po ashtu, me 1 vit e 4 muaj është dënuar Xhekisa Toto, e cila ishte e pandehur bashkë me Nelajn. Ndërkohë për Toton SPAK kishte kërkuar 2 vite burg dhe më pas pezullimin e dënimit. Dënimet për dy ish-zyrtarët janë me gjykim të shkurtuar.

Nelaj është arrestuar në Shkurt të këtij viti për korrupsion në miratimin e lejeve të ndërtimit në këtë qytet.

Pas hetimeve 9-mujore, SPAK ka dalë në përfundim se janë krijuar dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasi Ervin Nelaj, në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Berat, në bashkëpunim me punonjës të tjerë në këtë institucion, kanë marrë në disa raste përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të kryer veprime që lidhen me detyrën e tyre, për legalizimin e objekteve informale dhe regjistrimin e titujve të pronësisë./ Ora News/ 

EMISIONET