SPAK kërkesë Policisë: Të arrestohet ish-kandidati i LSI për Tiranën, Etion Joka
Kandidati i LSI për Tiranën, Etion Joka, i cili u filmua duke dhënë para në këmbim të votave vijon të jetë në arrati ndërkohë që Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën ndaj tij, duke i kërkuar policisë zbatimin e vendimit. Në total në shkallë vendi janë duke u hetuar mbi 190 procedime për krime zgjedhore nga të cilat rreth 33 janë në SPAK.
Prokuroria e Posaçme nuk heq dorë nga kërkesa për të arrestuar kandidatin e LSI në Tiranë në zgjedhjet e 25 prillit, Etion Joka, i cili u kap në video teksa u jepte para votuesve.
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën, ndërsa i ka kërkuar policisë të arrestojë Jokën, i cili mori vetem 320 vota ne zgjedhje.
Pas publikimit të videos, ku dyshohet se bënte pazar për blerje votash, Etion Joka e ka mohuar akuzën duke thënë se gjithçka është e sajuar ndërkohë që është shpallur në kërkim.
Prokuroria e Posaçme ka dyshime se është larguar jashtë vendit ndaj kërkon që policia shqiptare të bashkëpunojë edhe me Interpolin për prangosjen e tij.
Aktualisht SPAK ka në hetim 33 procedime penale për krime zgjedhore, ndërsa një pjesë të madhe e tyre ia ka kaluar për konpetencë Prokurorisë së Tiranës dhe prokurorive të rretheve.
Në total në shkallë vendi numri i procedimeve në ka shkuar në rreth 190 raste.
Një pjesë e madhe e tyre janë bërë nga PD dhe LSI para zgjedhjeve ndërsa prokurorët që kanë marrë ne dorë keto dosje janë duke mbledhur prova për të vertetuar nese ka patur shkelje te ligjit zgjedhor para dhe pas 25 prillit.
Pak ditë me parë dy kallëzime të bëra nga PD për kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe Ministren Belinda Balluku i kanë kaluar për kompetencë Prokurorisë së Tiranës.

