SPAK kërkesë Ministrisë së Drejtësisë: Nisni procedurat për ekstradimin e Behar Bajrit
Pas arrestimit të Behar Bajrit në Strasburg të francës prokuroria e posacme i ka kërkaur ministrisë së drejtësisë të nis procedurat për ekstradimin e tij drejt vëndit tonë.
Në kërkesë është paraqitur praktika në lidhje me këtë të akuzuar bashkëngjitur edhe vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që ka caktuar ndaj 43-vjeçarit masën e arrestit në burg në mungesë në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.
Sipas mediave Francese Behar Bajri i është drejtuar shtetit Francës në vitin 2021 më një kërkesë për azil. Sipas burimeve Spak do të përdor menyrën e reciprocitetit pasi me këtë vend nuk rezulton të ketë një marrëveshje të tillë.
Por kjo procedurë kërkon kohë pasi edhe gjyakta atje do të nihet me provat dhe faktet që e implikon Behar Bajrin në 12 vepra penale , nga vrasja, tentative vrasjë, korrupsion dhe falsifikim.
Veprimtari e Behaj Bajrit u zbulua pas zbërthimit të aplikacioneve SKY dhe ENCRO ECC ku dilnte në komunikime me Biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe persona të tjerë duke planifikuar vrasje krime të tjera!
Operacioni metamorfoza coi në pranga ish prokurorin Xhevahir Lita, shefin e operacionales në Policinë e Shtetit Olti Bistri, biznesmenin Pëllumb gjoka!
Në kërkim si pjesë e dosjes është edhe ervis Martinaj, fati i të cilit nuk dihet prej 8 gushtit të vitit të kaluar kur mbreti i bixhozit sic konsiderohej humbi pa gjurmë.

