SPAK i kërkon burimet gazetarit Qyno, reagon gazetari Basir Çollaku: Kjo është më shumë se e tepër

Gazetari Basir Çollaku ka reaguar për lajmin e mbajtjes prej më shumë se 10 orësh të gazetarit të Ora News, Elton Qyno në SPAK ku i kërkohet të tregojë burimin e informacionit. Çollaku e quan këtë më shumë se të tepërt.
Postimi i Basir Çollakut:
SPAK ka shoqëruar prej afro 10 orësh gazetarin Elton Qyno
Kërkojnë të dinë përse ka publikuar pjesë të dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani, pasi më herët kishin kërkuar me shkrim çuditërisht mospublikim. Kanë ushtruar edhe kontroll banese.
Një i paidentifikuar shoqërohet 8 orë gazetarit ia dyfishojnë kohën dhe nuk ka konsumuar asnjë vepër penale.
Kjo është në shumë se tepër. Drejtuesi z Dumani duhet të dijë se kjo është tepër dhe jo punë drejtësie..
Interesi publik dhe ai hetimor shpesh nuk janë e njëjta gjë..
Shoqatat e gazetarëve ndjesë paçin…

