SPAK e mori të pandehur Gentjan Gjyli i ARRSH-së shtyn gazetaren që po e pyeste (VIDEO)

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK, nën akuzën për shkelje të barazisë në tendera. Pas daljes nga SPAK, Gjyli madje edhe ka shtyrë gazetaren që e filmonte.

“Po, patjetër”, tha ai ku u pyet nëse ishte marrë i pandehur dhe i shtyu kameran gazetares, duke i thënë “mos më hajde nga mbrapa”.

Hetimet kanë përfshirë gjithashtu edhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar në këtë shkelje të rregullave ligjore të prokurimeve publike.

Gjyli u paraqit sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, prej nga doli me statusin e të pandehurit në një çështje që ngre pikëpyetje mbi transparencën dhe integritetin në ndarjen e fondeve publike për investimet infrastrukturore.

EMISIONET