SPAK do hetojë 21 janarin/ Xhaxhai i Nikës: Vendim i pritshëm. Avokati Beqiri: GJL vendosi që të bëhen edhe hetime

Sot Gjykata e Lartë ka vendosur që çështja e 21 Janarit do t’i kalojë Prokurorisë së Posaçme.
Togat e zeza kanë pranuar rekursin e Rajmonda Nikës, të vejës së Aleks Nikës dhe Gjykata e Lartë detyron SPAK të regjistrojë procedimin penal.
Xhaxhai i Aleks Nikës: Vendimi ishte i pritshëm. SPAK ta hetojë çështjen me objektivitet.
E veja e Aleks Nikës: E prisnim, sepse e drejta fiton. Ajo që kemi besuar tani po shpërblehet.
Idajet Beqiri: Prokuroria e Tiranës e bëri punën e vet, hetoi disa persona.
Por Prokuroria e Tiranës nuk e heton dot ish-kryeministrin dhe ish-ministrin e Brendshëm.
GJL vendosi që të bëhen edhe hetime.
SPAK është detyruar që të bëjë hetime për këtë çështje deri në fund.

