Sondazhi: Shqipëria e fundit në Europë për cilësinë e ujërave/ Dizdari: Qeveria flet për turizëm elitar pa ofruar as bazën minimale
Në një intervistë për emisionin “Ora e Betit” në “Ora News”, Fjoralba Dizdari, anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, deklaroi se Shqipëria nuk ka infrastrukturën, shërbimet dhe politikat për të mbështetur turizmin elitar, duke e cilësuar qasjen e qeverisë si kontradiktore dhe të dështuar.
"Isha para pak ditësh në Sarandë. Nuk shkon asgjë në turizmin shqiptar. E para punës, politikat i bën qeveria.
Qeveria jonë është kaotike, nuk e di se çfarë kërkon. Ministrja Kumbaro del dhe thotë që i drejtohemi një turizmi elitar, ndërkohë bën në mediat ndërkombëtare një sponsorizim, e marketon Shqipërinë si një vend të lirë me destinacione mahnitëse.
Destinacionet i kemi mahnitëse, kemi peisazhe të jashtëzakonshme por këto kanë politika të gabuara.
Një turizëm elitar Shqipëria nuk e bën dot, këtu e shumë vite. Të bësh një turizëm elitar do të thotë që ti këtë resortin me 5 yje, kur të dalësh mos të kesh çmenduri, rrugë të pashtruara, kaos me trafikun, mbetjet që digjen.
Duhet të kesh një muze. Muzeu Kombëtar ku është? Ne e kemi të mbyllur për rikonstruksion. Galerinë e Arteve e kemi të mbyllur. Teatrin shkoi i dhanë mend atij ta shembte kështu që turizmi elitar i përfshin të gjitha këto bashkë.
Sipas një sondazhi të një institucioni që merret me mjedisin të Bashkimit Europian, ne jemi të fundit për cilësinë ujërave detare në rajon dhe europë. Lëre uji i pijshëm, ajo është çmenduri dhe duan këta turizëm elitar.
Ujërat detare janë të fundit fare në rajon dhe europë për cilësinë e ujërave detare, janë më të pistat", u shpreh Dizdari.

