Sokolaj: Në policinë e shtetit kupola drejtuese nuk ka ndryshuar, të njëjta fytyra, nuk ka qarkullim elitash

Në “Drejt” nga Luan Rama, Trashëgim Sokolaj gazetar tha se pavarësisht ndryshimit të kreut të policisë kupola e bluve vazhdon që të mos ndryshohet.

Sokolaj: Në atë sallë ku prezantohen drejtorët e përgjithshëm të policisë dhe ku ministrat bëjnë paradën janë të njëjtat fytyra. Kupola e policisë është e njëjta. Me disa personazhe të vjetëria dhe me kontribute në policie.

Duhej një qarkullim elitash në polici edhe si një nxitje për një sistem karriere në polici për ata që janë më poshtë. Një gjë e tillë është bllokuar. Ligji dhe sistemi i gradave është aty dhe mund të korrigjohet, por këta imponojnë një mënyrë të re për gjeneratat.

EMISIONET