Soko: Nuk kemi inceneratorë, por u kemi çuar 180 mln euro, plehrat groposen si gjithmonë
Në “Drejt” nga Luan Rama, eksperti i ekonomisë Pano Soko u shpreh se nuk është problem koncepti i termit të inceneratorët, por aferat pas tyre.
Ai tha se shqiptarët çojnë paratë te këta inceneratorë, edhe pse plehrat trajtohen me të njëjtën mënyrë, duke u groposur.
Soko: Ne nuk kemi problem me inceneratorin si teknologji, por me aferat nga pas. Populli shqiptar mendon se ne kemi 3 inceneratorë, por në fakt ne nuk kemi asnjë. Praktikisht kemi gati 180 milionë euro dhe zero inceneratorë të marrë mbrapsht.
Cohën miliona euro drejt tyre, por marrim atë që kishim. Ashtu sikurse bëhej më parë, plehrat groposen, por pagesa u bëhet inceneratorëve, kur ata nuk ekzistojnë. Këto janë problemet që emi ne. Merret tenderi sot dhe lidhet direkt kontrata.

