Sociologu: Ja çfarë më shqetëson në martesat e sotme
Çifti Pulaha dhe sociologu Gëzim Tushi ishin të ftuar sot në emisionin “Jeto me Orën” ku trajtuan temën e martesave me diferencë në moshë.
Thuhet se në dashuri nuk ka formula, mosha, statusi duket se përball ndjenjave dalin jashtë loje. Shumë martesa janë të suksesshme edhe kur diferenca në moshë midis partnerëve është e madhe ose edhe kur ajo është e vogël. Vitet ndonjëherë janë thjesht numër e ndonjëherë ndikojnë shumë. Por sipas Klaudio Pulahës në një martesë rëndësi më të madhe ka respekti midis çiftit sesa mosha.
“Në një martesë rëndësi ka respekti dhe jo mosha” u shpreh Pulaha. Ai tregojë se në familjen e tij çdo gjë është e barabartë, madje edhe punët e shtëpisë.
“Edhe punët e shtëpisë unë me bashkëshorten Ervjolën i ndajmë, mua më tepër më pëlqen të lajë enët” u shpreh Klodian Pulaha.
Sipas një studim 13-vjeçar të bërë në Australi, i cili është publikuar në vitin 2021 rezulton se bashkëshortët me diferenca të mëdha të moshës kanë më pak gjasa të jenë të kënaqur në martesën e tyre.
Shkencëtarët zbuluan se çiftet që kanë diferencë të vogël në moshë janë më të sinkronizuar për vendime të rëndësishme. Nga ana tjetër meshkujt e martuar me gra më të mëdha ishin më pak të lumtur me martesën e tyre.
Ndërsa sociologu Gëzim Tushi tregoi se në martesat e ditëve të sotme ai vëren dy tendenca problematike.
“E para është që të rinjtë e sotëm pjekurin seksuale e ngatërrojnë me moshën e martesës, dhe kjo gjë çon në martesa në moshë të re. Divorcet më të shpeshta ndodhin nga këto raste” u shpreh sociologu Tushi.
E kurse shqetësimi i dytë i tij ka të bëjë më ndarjen e bashkëjetesës dhe bashkëshortit. “Në martesat e sotme nuk bëhet diferenca mes një bashkëjetese dhe bashkëshortit. Ne me këdo mund të bashkëjetojmë por jo me të gjithë njerëzit mund të jemi bashkëshort” përfundoi sociologu.


