Skerdi Drenova i OST vrau dy elektriçistë në qershor

Skerdi Drenova i OST vrau dy elektriçistë në qershor

Në Qershor morëm vesh nga mediat lajmin e hidhur për vdekjen e 2 elektriçistave të OST në fshatin Jagodinë të Roskovecit. Lajmet në media ishin të ndryshme, dikush fliste se kishin rënë shtylla, dikush thoshte që po punonin për demontimin e linjave të vjetra, dikush thoshte që linja kishte dalë jashtë pune mbasi ishin bërë linjat e reja,  informacione të ndryshme për të mos thënë të vërtetën. Po si qëndronte e vërteta? E vërteta ishte shumë larg nga ajo që flitej në media, sidomos kur shikoje që në faqen zyrtare në facebookun e OST, nuk u shkrua asnjë mesazh ngushëllimi për këta 2 punonjës.

Po çfarë ishin duke bërë 2 punonjësit paraditen e të martës së 15 qershorit? A ishin ata në punë, a po punonin ata për punën e shtetit? A vdiqën ata në krye të detyrës? Pse heshti OST, pse nuk shkruajti një mesazh ngushëllimi në faqen zyrtare dhe në FB? Këto pyetje po i sqarojmë si më poshtë:

Vdekja për këta dy punonjës u firmos kur OST hapi tenderin për rikonstruksionin e linjës 110kV Jagodinë-Kuçovë  me vlerë 6 milion euro. Skerdi këtë tender ia dha një firme që nuk kishte  eksperiencë në ndërtimin e linjave të tensionit të lartë.  Dhe kuptohet që e vetmja mënyrë për të fituar këtë tender një firmë që nuk plotëson kriteret është të mbushi xhepat e Skerdit të OST.  Por Skerdi nuk u kënaq me kaq. Ai kërkonte më shumë.  Ai dërgon brigadat e tij të mirëpajisura me elektriçista, makineri e pajisje speciale të OST-së për të kryer punimet e montimit të linjës. Në punime e sipër ndodhi dhe fatkeqësia ku humbën jetën 2 elektriçistët e OST. Kjo është arsyeja e vërtetë pse vdiqën 2 elektriçistët.  Sepse ishin duke bërë një punë të kundraligjshme. Sepse ishin duke punuar në një investim që duhet ta bënte firma private që ka fituar tenderin me punonjësit e vet, makineritë, pajisjet dhe veglat e punës së saj.

Por kjo nuk ndodhi, ndodhi që firma, duke mos qenë e specializuar dhe e aftë për të ndërtuar linjën, ia shiti punën Skerdit të OST, mbasi ai nuk mjaftohet vetëm me ato që merr si pasojë e dhënies së tenderit,  ai kërkon më shumë, kërkon dhe lekë nga punimet e montimit. Dy elektriçistët vdiqën  sepse Skerdi i OST nuk i coi punonjësit të bëjnë punët e shtetit, por i përdori për punë private.

Por Skerdi i OST-së nuk ndalon, ai e ka kthyer atë institucion në një ndërrmarje private, ai vazhdon dhe i vë punonjësit e tij të bëjnë punime që duhet ti bëjnë firmat që fitojnë tenderat. Rasti i fundit është ai i punimeve për montimin e transformatorit 400 KV në nënstacionin e Kasharit.  Mbasi u dogj 1 vit përpara, OST hapi tenderin me vlerë 3 milion euro për blerjen e një transformatori të ri që të zëvendësonte transformatorin e djegur.  Dhe këtu u ndoq e njëjta skemë që Skerdi përdor gjithmonë,  ia dha tenderin një kompanie që nuk ka kapacitetet për punime të tilla, nuk ka as makineri, as pajisje e as specialistë për kryerjen e punimeve të specializuara në këtë fushë.  Skerdi nuk mjafohet vetëm me rryshfetin për dhënien e tenderit, por dërgon punonjësit, pajisjet dhe makineritë e shtetit për të kryer punimet e montimit të këtij transformatori me vlerë 3 milion euro.  Por kësaj rradhe i ngeci sharra në gozhdë, sepse menjeherë sa u vu në punë mbas montimit transformatori pësoi difekt ëe rëndë të pa riparueshëm.  Si pasojë e punimeve të paligjshme që bën Skerdi duke përdorur punonjësit e tij,  sistemit elektroenergjitik shqiptar do t’i mungojë edhe për 1 vit tjetër një nga transformatorët më të rëndësishëm që ai ka.

Ngelet për tu parë nëse pronarët e firmës që ka fituar tenderin do e falin Skerdin për djegien e transformatorit si pasojë e montimit, apo do ia kërkojnë 3 milion eurot që kushton transformatori. Ky është Skerdi , “sëmundja e butë” e OST-së që vret elektriçisëa dhe djeg transformatorë. Ky është vetëm një pjesë e korrupsionit në OST, duhet një SPAK i tërë për ta nxjerrë të gjithin./Gazeta Atdheu/

EMISIONET