Skënderi: Fjalët “parti”, “luftë”, “atdhe” e “Enver” dominojnë në tekstet shkollore të komunizmit

Pedagogia Elsa Skënderi, autore e studimit “Ideologjia në tekstet shkollore të gjuhës dhe të letërsisë (1978–1985)”, ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ku foli mbi mënyrën se si tekstet shkollore gjatë periudhës komuniste u përdorën si mjete për përhapjen e ideologjisë së kohës.

Skënderi shpjegoi se përmes analizës së detajuar të përmbajtjeve të librave të gjuhës dhe leximit, studiuesit kanë identifikuar një prani të dendur të fjalëve me ngarkesë politike dhe ideologjike.

“Ndër fjalët që dalin më shpesh në tekstet shkollore janë ‘shok’, ‘parti’, ‘luftë’, ‘partizan’, ‘atdhe’ dhe ‘Enver’.

Nuk është e rastësishme që këto fjalë përmenden kaq shpesh – ato pasqyrojnë frymën politike të kohës,” u shpreh Skënderi.

Ky studim tregon se si përmes gjuhës dhe përmbajtjes së teksteve shkollore, sistemi arsimor i periudhës komuniste synonte të formësonte jo vetëm dijen, por edhe bindjet ideologjike të nxënësve.

EMISIONET